Protagonizmi i Linda Ramës në mandatin e 3të – I CENSURUAR

spot_img
Advertisements

Ky shkrim u CENSURUA në platformën Facebook nga raportimet e qeverisë dhe u hoq brenda 2 minutave të botimit të saj. Nuk është hera e parë që redaksia jonë përballet me metoda autoritare që CENSURojnë lirinë e shprehjes. Siç mund të lexoni shkrimi i mëposhtëm nuk shkel etikën.

Në Tiranë, nën kujdesin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, ambasadës Gjermane dhe agjencisë për diasporën është zhvilluar samiti i pestë i gruas së diasporës shqiptare.

Në këtë takim të qeverisë Rama ka folur edhe bashkëshortaja e kryeministrit, znj. Lindja Rama. Në mediat pranë qeverisë thuhet se është ftuar si “eksperte”. Pra, Ministria vartëse e kryeministrit Rama ka ftuar gruan e kryeministrit si “eksperte”. Jallah.

Dy ditë më parë znj. Rama doli në foto me gruan e presidentit Erdogan duke marrë formalisht statusin si Zonjë e Parë, që sipas protokollit shtetëror i takon bashkëshortes së presidentit të Republikës, jo të kryeministrit të vendit.

Protagonizmi i saj është i përditshëm, me intervista në media kombëtare e ndërkombëtare (revista franceze Soon) dhe marrje pjesë në konferenca ndërkombëtare deri në OKB. Etj.

Ndoshta është rasti të marrë ndonjë post shtetëror për të qenë edhe në rregull me formalitetet publike ose të japë sqarime për pozitën e saj në jetën politike.

spot_img

Latest articles

Related articles