Opozita bllokon Integrimin? Balla harron Vangjel Ndrekon e Fierit

Ministri socialist Taulant Balla u shpreh jashtë Parlamentit se opozita po krijon kaos me qëllim bllokimin e integrimit të Shqipërisë, që pas dy javëve do të hapë kapitujt e negociatave për anëtarësim në BE.

“Është një situatë, si para një viti, në vjeshtë. Sa herë që Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm të rrugëtimit, pas 2 javëve kemi konferencën me BE-në që hap zyrtarisht kapitujt e marrëveshjes së Shqipërisë sonë në BE, ndodhet e njëjta situatë.

Kush mendon se kjo situatë është për një vendim gjykate e ka gabim, apo që do t’i marrë shqiptarët për budallenj. Apeli im si koleg, si deputet prej 20 vitesh në Kuvend është që dhuna nuk ka vend në demokraci” tha ai.

Balla ka të drejtë të bëjë politikë. Për korrektësi i kujtojmë që edhe opozita e tij nuk la gjë pa bërë kundër integrimit, me bojkotimin e 3 ligjeve, për karrigen e Vangjel Ndrekos së Fierit.

Latest articles

Related articles