Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin Xhafaj| Basha: Mazhoranca cënon ndarjen e pushteteve

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se po ndjek me vëmendje vendimet e institucioneve të drejtësisë për të mos marrë pjesë në komisionin Xhafaj. Në postimin e tij në facebook, Basha shkruan se prej janarit ka denoncuar përpjekjen e mbrapsht të mazhorancës, e cila duke përdor mekanizmat parlamentare, kërkon të cënojë ndarjen e pushteteve.

Ai më tej thotë se ndarja dhe balancimi i pushteteve është jetike për jetën demokratike të vendit dhe detyra e politikës është të qëndrojë larg drejtësisë.

Postimi i plotë i Bashës:

Po ndjek me vëmendje vendimet e institucioneve të drejtësisë për të mos marrë pjesë në komisionin Xhafaj. Prej janarit kam denoncuar përpjekjen e mbrapsht të mazhorancës për të përdorur mekanizmat parlamentare për të cënuar ndarjen e pushteteve, me pretekstin e integrimit europian, që nën qeverisjen Rama ka ecur me hapin e breshkës.
Ndarja dhe balancimi i pushteteve është jetike për jetën demokratike të vendit, ndaj detyra e politikës është të qëndrojë larg drejtësisë, si parakusht për t’u dhënë shqiptarëve një të ardhme më të mirë dhe një përparim të shpejtë drejtë BE-së.

Latest articles

Related articles