Wizz Air zgjeron mënyrat e pagesave me Apple Pay dhe Google pay

LINJA AJRORE RRIT KOMODITETIN PËR UDHËTARËT ME ZGJIDHJE TË SHPEJTA DHE TË LEHTA PAGESASH PËRMES TELEFONIT

Tiranë, 26 Shtator 2024 – Wizz Air, linja ajrore më e qëndrueshme mjedisore globalisht, është e lumtur të njoftojë shtimin e Apple Pay dhe Google Pay në aplikacionin e saj celular, duke rritur më tej komoditetin e rezervimit dhe menaxhimit të udhëtimeve për pasagjerët e saj. Ky funksion i ri është i disponueshëm tashmë në aplikacionin zyrtar të Wizz Air, në pajisjet iOS dhe Android.

Me integrimin e këtyre kanaleve të njohura të pagesave digjitale, Wizz Air vazhdon të vendosë përparësi në përvojën e klientit duke ofruar opsione më të lehta të pagesës. Udhëtarët tani mund të përfitojnë nga një proces blerjeje i shpejtë dhe i sigurt, si për biletat, ashtu edhe për blerjen e shërbimeve shtesë. Kjo nismë plotëson pranimin e fundit të kartave Revolut në bord nga Wizz Air, duke shënuar një hap të rëndësishëm përpara në angazhimin e linjës ajrore për të zgjeruar zgjidhjet e saj të pagesave. Shtimi i opsionit të Apple Pay dhe Google Pay thekson përkushtimin e Wizz Air për t’u përshtatur me nevojat e ndryshueshme të klientëve të saj, duke e bërë planifikimin e udhëtimit sa më të lehtë dhe të efektshëm.

Funksioni i ri lejon klientët të bëjnë pagesa të shpejta dhe të lehta deri në 10 ditë para nisjes, dhe është veçanërisht i dobishëm për klientët, të cilët rezervojnë në minutën e fundit dhe duan të përfitojnë një marrëveshje të mirë. Mbi 30% e udhëtarëve preferojnë të blejnë shërbime dhe produkte shtesë në një fazë të mëvonshme të procesit të rezervimit, dhe pothuajse gjysma e klientëve e bëjnë këtë përmes aplikacionit. Me futjen e këtyre opsioneve të reja të pagesës, shtimi i shërbimeve shtesë në një rezervim është bërë më i lehtë se kurrë.

Remus Moraru, Shefi i e-Commerce në Wizz Air, tha: “Jemi të ngazëllyer për të përmirësuar opsionet tona të pagesës me shtimin e Apple Pay dhe Google Pay. Kjo shtesë jo vetëm që thjeshton procesin e rezervimit për pasagjerët tanë, por gjithashtu thekson përkushtimin tonë për të ofruar zgjidhje inovative dhe të përshtatshme që plotësojnë nevojat e udhëtarëve modernë. Kjo është veçanërisht e dobishme për klientët, të cilët rezervojnë në minutën e fundit dhe vlerësojnë një proces të shpejtë rezervimi, ose për ata që duan të shtojnë shërbime disa ditë para fluturimit.”

Latest articles

Related articles