Pas 2 golave radhazi, Myrto Uzuni ishte sërish protagonist te skuadra e Granadës, teksa asistoi në golin e parë, në duelin ndaj Burgos, ku skuadra e talentit beratas, barazoi në transfertë me rezultatin 2-2.
Ishte pikërisht Myrto Uzuni ai që “gatoi” golin e parë për të tijët. Në minutën e 51-të të sfidës, sulmuesi i Kombëtares shqiptare dha një pasim për Tsitaishvili, me këtë të fundit që dërgoi topin në fundin e rrjetës.