Këta janë të pangopur! Bëjnë ligje për të marrë tokën publike!

nga Endri Shabani

Nuk e kanë problem të shkelin edhe Kushtetutën. Rasti i Olta Xhaçkës nuk është i vetmi, por është produkt i mënyrës sesi deputetët janë pasuruar pa e vrarë mendjen për ligjin.

Votojnë ligje në favor të tyre për të privatizuar pronën publike apo për të shfrytëzuar asetet kombëtare. E kur Gjykata Kushtetuese shprehet qartë për paligjshmërinë e krijuar, socialistët bëhen gardh për të mbrojtur njëri-tjetrin.

Qartazi mendimi i kërkuar nga Komisioni Venecias është thjesht fitim kohe, deri sa Xhaçkës t’i përfundojë mandati.

Ndaj votuesi e ka të qartë zgjedhjen që do të bëjë në vitin 2025, kur në fletën e votimit të ketë sërish të njëjtat emra që për 34 vite kanë ngrënë kumbulla pa iu mpirë dhëmbët, por do të ketë dhe një brez të ri që kërkon një shtet ligjor ku të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.

Latest articles

Related articles