Pas Vlorës, Fierit dhe Elbasanit, Basha takim për orientimin politik në Durrës

Kreu i PD – Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, prej ditësh po zhvillon takime të ndryshme politike në Vlorë, Fier dhe Elbasan. Sot Basha është fotografuar në Durrës me kryesinë e degës, ku shihet drejtuesit e saj, Jonuz Myshketa, Sami Osmani, Ardit Gjinali dhe të tjerë.

Gjatë takimit Basha ka ofruar pikëpamjet e tij për gjendjen politike dhe të opozitës duke bërë një ekspoze të situatës në Tiranë dhe në qytete të tjera.

Basha njëkohësisht dëgjoi diskutimet dhe propozimet e kryesisë së degës Durrës, të cilët treguan vendosmërinë e tyre për të mos e lënë vendin pa alternativë.

Ky aktivitet vjen në vazhdën e takimeve të Lulzim Bashës me Demokratët Euroatlantikë në të gjithë vendin.

Latest articles

Related articles