Flamur Noka prezanton në Dibër drejtuesin politik të PD, Xhelal Mziu

Ditën e sotme sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka ka zhvilluar një takim me drejtuesit e qarku në qytetin e Peshkopisë.

Noka shprehet se ndodhet në Peshkopi së bashku me drejtuesin e qarkut Xhelal Mziun.

“Bashkimi i demokratëve rrit peshën dhe fuqinë elektorale në bazë. Rruga e përbashkët dhe e vetme për të fituar në përballjen me regjimin kriminal të Ramës. Thirrje për #protesta të vazhdueshme nga #demokratët deri në pikëmbërritjen e synuar për një qeveri teknike.”, shkruan deputeti Noka.

Latest articles

Related articles