Pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut, interes për të qenë drejtues të Policisë së Shtetit kanë shprehur 15 persona të cilët janë bërë pjesë e garës duke aplikuar në bazë të kritereve të përcaktuara kur u hap gara për këtë pozicion.
Ajo që vihet re në mesin e 15 kandidatëve është emri i Hajrulla Xhivinit, i cili disa muaj më parë ka bërë një gjest të pahijshëm pranë Gjykatës së Lartë.
Xhivini ka urinuar para kësaj gjykate dhe videon e ka filmuar dhe publikuar në rrjetin social TikTok.
Ai u arrestua policia e Tiranës për ‘Veprime të turpshme’ në publik dhe i është dhënë masa arrest shtëpie.
Xhivini ka thyer masën e sigurisë dhe ka ikur jashtë vendit dhe gjykata ka vendosur një tjetër masë e tani është në kërkim. Por kjo nuk e ka penguar të aplikojë për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Së fundmi ai publikon video në platformën TikTok, ku për kandidaturën e tij thotë se do të luftojë krimin e organizuar.