Nga Ermira Hysaj
Dhjetë vjet më parë, u festua fillimi i rrugëtimit të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Bashkë me fillimin e rrugëtimit u festua edhe ngritja e Skenës Verore të Qytezës së Teatrove Kombëtare, mbi pishinë. Shfaqja e asaj mbrëmjeje titullohej “Këngët e Jeronim De Radës”. Për gjashtë vjetët e para, një kast i mrekullueshëm aktorësh, me një staf mbështetës të palodhur dhe të papërsëritshëm, e shëndërruan Teatrin Eksperimental jo vetëm në institucionin artistik më të mirë në vend, por nga gjërat më frymëzuese në këtë vend. Hapje e bukur e dyerve për ëndërrimtarët, të talentuarit, të rinjtë në lulëzim, skenën e pavarur, teatrot profesioniste të qyteteve, pedagogët e Universitetit të Arteve. Asnjë pagesë qiraje për këdo.Teatri Eksperimental u shëndërrua në shkollë që për të mësuar nuk paguaje por paguheshe.PUNË nga mëngjesi deri pasmesnate. ATMOSFERË. Tension magjik. dhe mbi të gjitha shumë DASHURI. Çdo vit 7 premiera për fëmijë me mbi 200 shfaqje.15 shfaqje me regjisorë të huaj, mbi 120 premiera, shumë prej tyre emblematike, dhe në stinën teatrore. Eksperimente, laboratorë, drymëzim vozitje e lirë, frymëmarrje ndryshe, rrugëtim në shtigje të pashkelura. Shumë festë. Në stinën 2018-2019, u realizuan 486 shfaqje, me 70 mijë spektatorë që ishte sa 10% e popullsisë së kryeqytetit. Brenda gjashtë viteve u ngritën 5 salla të reja të nivelit të lartë dhe garderoba e Teatrit Eksperimental u pasurua me mbi 1000 kostume që rrallë i kanë edhe teatrot me emër në Europë. Punë shumë e madhe, histori e papërsëritshme, e pakonkurueshme dhe mbreslënëse.Qindra biznese dhe individë dhanë çfarë duhej. Faleminderit publikut, krijuesëve, interpretuesëve dhe gjithë atyre që na mbështetën. Rrugëtim të pandalshëm Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.