Rektorët pikasën falsifikimet me diplomat| Lush Përpali dhe Bajram Hysa u shkarkuan, denoncuan në Prokurori

Firma të pa lëshuara nga rektorët kanë alarmuar Lush Përpalin dhe Bajram Hysën se Universiteti ku ato shërbenin shiste diploma. Ata janë drejtuar institucioneve shtetërore, ndërsa një hetim ka nisur prej muajit korrik 2024.

Por duket se italianët ishin një hap përpara kësaj skeme dhe tashmë kanë 40 urdhër arreste për skandalin Wisdom.

E teksa skandali i diplomave u faktua në një dosje penale në Itali për universitetit Wisdom me seli në Tiranë, kjo skemë ishte e ditur për autoritetet shqiptare prej muajit korrik 2024 përpara se të arrestohej bosi i Wisdom “Nino”.

Prokuroria e Tiranës njofton zyrtarisht se “mbi bazën e kallëzimit të shtetasit S.C në cilësinë e administratorit të shoqërisë

“Wisdom ” shpk ka regjistruar procedimin penal nr. 4148 të vitit 2024 për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” parashikuar nga neni 187/2 të Kodit Penal. Çështja është në fazën e hetimeve dhe informacion më i detajuar në lidhje me veprimet hetimore në këtë fazë nuk mund t’u vihet në dispozicion për shkak të sekretit hetimor”.

Emisioni “FactCheck” ka mësuar se hetimi i nisur në korrik pasi Rektori Aktual Bajram Hysa ish dekani fakultetit të mjekësisë ka depozituar kallëzim penal.

Më pas ndaj rektorit i cili ishte para z.Hysa, administrate e Wisdom nëpërmjet avokatëve të tyre ka paraqitur një kundër kallëzim e bëhet fjalë për shtetasin Lush Përpali.

Ky hetim në prokurorinë e Tiranës ndiqet nga prokurorja Antoneta Sevdati e cila ka marrë në pyetje Përpalin dhe Hysën dhe po bashkëpunon me autoritetet italiane për vijimin e hetimeve.

Por si falsikohej firma e Rektorëve?

Emisioni FactCheck ka mundur të sigurojë dy dokumente të cilat mbajnë firmën e Përpalit dhe qartësisht dallohet që ajo s’është e njëjta

Latest articles

Related articles