Papa: Pislliku i plehrave në Tiranë nuk është vetëm ajo që shihet me sy

Enriketa Papa, anëtare e Këshillit bashkiak të Tiranës, Demokratët Euroatlantikë, ka

Që vitin e kaluar, në nëntor, në Këshillin Bashkiak të Tiranës, si grup këshilltarësh të opozitës, kemi trajtuar problematikat e shoqërisë aksionere Eco Tirana, e cila është në pronësi 49% të Bashkisë dhe 51% të AGSM. Kjo e fundit figuron në QKB me statusin “në likuidim e sipër”.

Dyshimet tona si këshilltarë të opozitës konsistojnë në lidhjet e Eco Tiranës me kompaninë e incineratorit të Tiranës, si dhe shpërdorimin e parave të taksapaguesve të qytetit të Tiranës, teksa shoqëria Eco Tirana i ka dhënë 40.000.000 lekë borxh një tjetër shoqërie, Eco Recycling, të cilën e ka themeluar në bashkëpronesi me kompaninë Integrated Energy BV SPV sh.p.k. (kompania e përmendur në aferën e incineratorit të Tiranës). Në kuadër të kësaj ortakërie aksionerësh, Eco Tirana i ka “dhënë borxh” Eco Recycling mbi 40.000.000 lekë, të cilat nuk dihet për çfarë janë harxhuar.

Sot, pas afro 10 muajsh, megjithëse Eco Tirana ka marrë ekskluzivitetin e pastrimit të Tiranës për 25 vjet, po shohim që pislliku i plehrave nuk është vetëm ai që shihet me sy.

Përkundrazi.

Latest articles

Related articles