Gazetarja Anila Hoxha i përgjigjet Andi Bushatit për “bandën e gazetarëve në SPAK”

I dashur Bushat !
Vendosa të rrëfehem.
Ndaj po tregoj se si funksionon Banda e gazetarëve të SPAK me një nga krimet që TI nuk e di që ta kemi bërë ne !
NE , Banda e gazetarëve te SPAK , kur prokurorët të kërkuan të paraqiteshe NE të morëm peng dhe të pyetëm me dhunë atë ditë e në vijim.
Ti ishte thirrur nga SPAK për cështjen e të dhenave personale , dhe ne anulluam menjëherë pushimet dhe jetën luksoze prej banditësh.
Zumë si pikë strategjike deren e SPAK dhe u vendosëm aty. Ca nga një anë e ca nga ana tjetër. Nja 20 kameramanë gati për të qëlluar , u vendosën përballë . Qëndruam palëvizur jo në ajër si papagajtë por në këmbë, se na thanë ky sport është më i kërkuari
Madje , madje nuk u lodhëm asnjë cikë duke të pritur.
Kur dole , ishim këmbengulës , të rrethuam me mikrofonë dhe stë lamë te ikje.
Nga do na ikje ne jemi shumë të rrezikshëm dhe nuk na shpëtoje dot.
Dhe u dorëzove , ti fole dhe publiku degjoi shkeljet që ishin bërë nga SPAK për Lapsin dhe lirinë e medias.
Në atë kohe rezulton se banda të dhunoi me pyetje , të keqtrajtoi mbasi ishte gozhduar me orë të tëra në derë te godinës se qelqtë.
Secili kishte nje rol në atë krim të bandës , njëri hyri live, tjetri shqetesohej mbi standartin qe po ndiqte SPAK me sekuestrimin e pajisjeve te punës të gazetarëve
Secili veproi me shpejtësi precize sikur te ishte snajper, duke njoftuar ndonjë anëtar te bandës që mungonte . E urdhëruam që te paraqitej shpejt në SPAK se ” nuk mund të bënim si palaco” dhe të të linim vetëm.
Kjo bandë e rrezikshme, nga më te rrezikshmet që ka parë Shqipëria raportoi hap pas hapi dinamikën e veprimeve të prokurorisë , gjyqësorit. Në finale edhe Strasburgun në menyrë aq te organizuar saqë konkurron edhe Cosa Nostrën .
Më pas banda e la derën e SPAK . U kthye në redaksi dhe u kujdes që për gjëmën e dhunimit të medias të raportonte përtej orarit zyrtar dhe të ishte prezente edhe ne edicionet e tjera !

Latest articles

Related articles