“Më jepni 5 mijë euro ose…” – Arrestohet personi që shantazhonte një familje! Kush është i riu…

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se shantazhonte një vajzë dhe familjen e tij për t’i dhënë 5000 mijë euro ose në të kundërt do ti publikonte fotot dhe video personale.

I riu u arrestua në kuadër të operacionit “Phone fiend”, ndërsa policia thotë se ky shtetas më përpara ka qenë 7 herë i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale dhe i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve në shtetin zvicerian.

Mësohet se personi i arrestuar është shtetasi Indrit Vucaj dhe akuzohet për “Përndjekja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

“Falë veprimeve hetimore profesionale nga specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve Kibernetike, të kryera gjatë zhvillimit të këtij operacioni, është bërë dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, i cili dyshohet se ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, një 33-vjeçare dhe familjarët e saj, për mospublikimin e disa fotove dhe videove personale të 33-vjeçares, në rrjete sociale”- sqaron policia.

Latest articles

Related articles