Projekti “Na jepni letrat” e Edi Ramës në BE – REDAKSIONALE

Për shkak të vakisë në Tiranë kaloi pa shumë vëmendje kërkesat e Edi Ramës në Bruksel që Shqipëria të jetë në parlamentin europian, si vëzhgues pa të drejtë vote. E ka thënë edhe herë të tjera me variacione në temë. Nuk dihet kush e ka këshilluar për këtë qasje që miklon disa kryeqytete euroskeptike në BE por që është e padobishme për Shqipërinë. Ne nuk po bëjmë një proces integrimi për të bërë letrat për në BE por që përmes procesit të kemi standardet e BE në vend. Integrimi në BE duhet të jetë e plotë dhe i dobishëm për qytetarët siç është Shqipëria me të drejta të plota në NATO. Punë dhe shpërblim. Dhe jo gjoja punë, gjoja letra europiane, siç dëshiron Edi Rama.

Paaftësia e qeverisë Rama për të rritur standardet e jetës në vend përmes demokratizimit të shoqërisë dhe transparencës në vendimmarrje rrezikon të kthehet në një proces për të bërë letrat për në BE në 2030.

Latest articles

Related articles