Berisha në shërbim të PD-së, apo PD në shërbim të Berishës?

nga Mentor Kikia

Mesditë! Kryetari i PD-së, partisë më të rëndësishme të opozitës, mban një konferencë për shtyp.
Flet nga ekrani për privatizimin e klubit sportiv “Partizani”.
Një ditë më parë, PS mblodhi atë që e ka quajtur Bordi Kombëtar për Votën e Diasporës.
PD luftoi fort për të drejtën e votës së diasporës, me mendimin se ata që janë jashtë, do të votojnë opozitën. Sepse ata kanë ikur nga qeverisja e keqe e Ramës; sepse ata nuk e shesin votën; sepse ata nuk joshen me vende pune, etj etj. Ky është një perceptim krejt i pabazë, sepse diaspora është një “zonë elektorale” e pa provuar dhe askush nuk e di se nga anon. Pastaj, arsyet e largimit, është temë tjetër.
PS nuk është e sigurtë në votën brenda vendit, dhe po organizohet fort për të tërhequr votën e emigrantëve.
PD është angazhuar masivisht në ofrimin e mbrojtes për kryetarin e saj.
Berisha është duke bërë pikërisht atë që nuk duhet. Në vend që të udhëheqë punën e PD-së për çështjen e zgjedhjeve, ai ka vënë PD-në të punojë për çështjen e tij.

Latest articles

Related articles