I dha dorën Veliajt në ambasadën britanike, gjyqtarit Hoxha i quhet “kontakt i papërshtatshëm”

spot_img
Advertisements

nga Habjon Hasani

Në qershor të këtij viti, dy muaj më parë, gjyqtarit Gerd Hoxha i bie telefoni. Ishte një sekretare e ambasadës britanike.

“Zoti Hoxha ju kemi dërguar në format elektronik dhe me postë një ftesë për aktivitetin që do mbajë ambasada jonë më 20 Qershor. Jeni i lutur të na nderoni me pjesëmarrjen tuaj.”

Do të vij patjetër me shumë kënaqësi, – ju përgjigj gjyqtari, pa e ditur se ajo telefonatë do i devijonte karrierën.

Gjyqtari Gerd Hoxha, ishte ndërkohë në pritje të shqyrtimit të kandidaturës së tij si anëtari më i ri i GJKKO-së, Gjykatës Speciale.

Pasi shkoi në atë festë, Gerd Hoxha, as e imagjinonte dot se disa foto të dala prej asaj dite do të ishin dhe preteksti që do digjte kandidaturën e tij.

Komisioni i Verifikimit të Figurës i kontrolluar nga SPAK shfrytëzoi disa sekuenca fraksione sekondash ku Gerd Hoxha kishte takuar në atë festë Erion Veliajn. Ndonëse pranë tyre ndodheshin dhe Rudina Magjistari apo dhe plot personazhe të tjerë, kontakti i Gerd Hoxhës me Veliajn dhe dy fjalë që kanë këmbyer ata, u shfrytëzua në mënyrë flagrante dhe arbitrare si gijotinë për karrierën e Gerd Hoxhës.

Lexoni me vëmendje dokumentin se çfarë shkruan ky komision gijotinë i SPAK-ut për takimin aksidental Hoxha-Veliaj.

Pra ndonëse Gerd Hoxha është verifikuar në figurën e tij nga një organ madhor i vettingut, për komisionin e posaçëm të SPAK-ut mjafton një pretekst, një foto nga media në një festë me qindra të ftuar, ku shfaqet në një fraksion sekondi Gerd Hoxha duke takuar Veliajn, por kaq i mjafton këtij komisionin që ta quajë lidhje të papërshtatshme.

Asnjë sqarim mbi përmbajtjen e bisedës mes tyre.

Asnjë argumentim ligjor se çfarë ligji e pengon zotin Gerd Hoxha të bisedojë me një politikan të zgjedhur me votë si Veliaj.

Cila është shkelja ligjore që ka bërë zoti Gerd Hoxha?

Cili vendim gjykate apo qarkore rekomanduese e ka paralajmëruar zotin Hoxha që të mos kontaktonte Veliajn?

*Marrë me shkurtime nga portali Hashtag.al

Latest articles

Related articles