Deputeti Lulzim Basha shprehet se mbrojtja e mandatit të deputetes Xhaçka, duke i vendosur minat ligjit themeltar të shtetit, tregon edhe njëherë, se “Rama nuk ka prioritet as Shqipërinë, as shqiptarët, por interesat e tij dhe ortakëve të tij strategjikë, me të cilët keqqeveris vendin”.
“Përmes amnistimit të Xhaçkës, Rama kërkon amnistimin e tij. Por, kthimi i Kushtetutës, në një letër higjenike nga ana e kryeministrit më të korruptuar në Europë, nuk mund të amnistohet nga SPAK, i cili ka për detyrë t’i shkojë deri në fund hetimit të keqpërdorimit të statusit të investitorit strategjik.
Shqipëria meriton më shumë” tha ai.