SHBA, ish-agjenti i CIA-s dënohet me 10 vjet burg për spiunazh për Kinën

spot_img
Advertisements


Një ish-agjent i CIA-s, agjencia kryesore e spiunazhit amerikan, u dënua të mërkurën me dhjetë vjet burg për spiunazh në llogari të Kinës, njoftoi Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Alexander Yak Ching Ma, 71 vjeç, u deklarua fajtor në maj për akuzën e pjesëmarrjes në një “komplot për të mbledhur dhe shpërndarë informacion në lidhje me mbrojtjen kombëtare (SHBA)” në Kinë.

Ai u arrestua në gusht 2020 pasi pranoi te një agjent i fshehtë i FBI- së se ai lehtësoi dërgimin e informacionit të klasifikuar tek agjencitë kineze të spiunazhit, tha Departamenti i Drejtësisë.

Ma punoi për CIA-n nga viti 1982 deri në vitin 1989, si dhe një anëtar i familjes së tij nga viti 1967 deri në 1983.

Sipas dosjeve, ai u afrua në vitin 2001 nga agjencitë kineze të spiunazhit, të cilët kërkuan të takohej me të afërmin e tij, ky i fundit ka ndërruar jetë. Gjatë një takimi në një hotel në Hong Kong, të dy dhanë informacion të klasifikuar në këmbim të 50,000 dollarëve cash.

spot_img

Latest articles

Related articles