‘Depresioni i vjeshtës’ – Në Shqipëri e anashkalojnë problemin e depresionit sezonal

Depresioni i vjeshtës ka qenë një prej temave të trajtuara në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri”, ku psikologia Valbona Miekley e ftuar në studio, ka zbuluar disa nga shkaqet dhe simptomat që shfaq.

Psikologia deklaroi se depresioni vjeshtor është çrregullim afektiv emocional sezonal.

“Në gjuhën angleze ne e quajmë me fjalën sad (trishtim), por që është çrregullim afektiv emocional sezonal që ka të bëjë me një çrregullim të humorit. Një ndër faktorët kryesor është fakti se ditët bëhen më të shkurtra dhe nata më e gjatë. Ka një orë trupore e cila mungon dhe për shkak se nuk përballemi me dritën e diellit, natyrale, ndodh diçka në trurin tonë që disbalancon humorin, hormonet, gjumin.

Njerëzit e ndjejnë këtë gjë, flenë më shumë, hanë më shumë. Në trupin e njeriut nuk është mjaftueshëm hormoni i lumturisë”, deklaroi Miekley.

Kjo e fundit bëri me dije se mbyllja në vetvete, krijimi i mendimeve negative, shtimi i urisë, janë disa nga simptomat e depresionit vjeshtor.

“Nëse ne do dimë simptomat e depresionit sezonal, është kohë e shkurtër. Ka të bëjë me faktin si ne e përballojmë. Mund të shkojë deri në fillim të pranverës. Fillon në vjeshtë dhe mbaron në pranverë dhe është momenti kur rikthehet ora.

Nëse i kapim simptomat, e përballojmë. Njerëzit që vuajnë më shumë nga ky depresion janë ata që jetojnë larg Ekuadorit për shkak të mungesës së diellit. Fototerapia, marrin neonet fluoreshente afër, rreth shtëpisë që të marrin dritën.

Në Shqipëri e anashkalojnë problemin e depresionit sezonal. Nëse nuk e marrim në dorë situatën rrezikojmë të jemi jo social, mbyllen në vetvete, krijojnë mendime negative për veten”, deklaroi psikologia.

Latest articles

Related articles