Tirana Connectivity Forum 2024 (TCF24) i zhvilluar në datat 10 dhe 11 shtator nën kujdesin e Cooperation & Development Institute (CDI) përkoi këtë vit dhe me 10-vjetorin e Procesit të Berlinit.
Kastrati Group përfaqësuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) mori pjesë në këtë forum për të nënvizuar dhe një herë rëndësinë që aeroporti i ka dhënë zhvillimit të turizmit në vend.
Z. Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional në TIA, theksoi rolin që Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës luan në ekonominë e Shqipërisë. Në fjalën e tij, z. Farabbi prezantoi historikun e rritjes së pasagjerëve të aeroportit me një shifer prej 259.4 % më shumë gjatë gjysmes se parë të vitit, krahasuar me vitin 2019. Z.Farabbi nënvizoi faktin që Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është pozicionuar tashmë si një portë kyçe që lidh Evropën me Shqipërinë.
Pjesëmarrja e Kastrati Group dhe TIA-s në këtë ngjarje të rëndësishme rikonfirmon angazhimin e saj për të forcuar ndërlidhjen rajonale dhe nxitur rritjen ekonomike të Shqipërisë.