Edi Rama në Asamblenë e sotme të Partisë Socialiste, ku premtoi sërish se qeveria taksën e biznesit të vogël do ta mbajë zero deri në vitin 2029.
Por ky premtim i Ramës vjen pasi Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë ligjin e qeverisë që detyroi biznesin e vogël të paguante taksë, madje duke ia marrë këstet paradhënie.
Ishte pikërisht qeveria e Ramës që premtimin e disa viteve më parë për taksë 0 për biznesin e vogël e theu duke nxjerrë një ligj të ri, por fatmirësisht për mijëra profesionistë të lirë, ky ligj u kthye nga Gjykata Kushtetuese.
Ndërkohë, këta profesionistë të lirë ende nuk i kanë marrë mbrapsht paratë e paguara në muajt e parë të vitit, pasi nuk ka ende një vendim nga Ministria e Financave