nga Endri Shabani
Një qytetar punon 40 vite, kontribuon për shtetin 40 vite me radhe, paguan taksa, ujë, drita, TVSH, për 40 vite, dhe në fund shijon një pension 10 mijë lekë të reja.
Një deputet, hynë në Parlament falë kryetarit të partisë për 4 vjet. Naftën e ka falas, qiranë e shtëpisë falas, merr dieta, shkon në punë 1 herë në javë, nuk flet asnjë fjalë në Parlament, dhe për paguhet me pension suplementar 10-fishin, 15-fishin e atij qytetari që i ka dhënë buxhetit të shtetit pata dhe komunitetit ndihmë me punën e tij.
Kjo është babëzia që ka përfshirë politikanët tanë. Nuk interesohen për votuesit, por hynë në Parlament me qëllime të qarta; rrogë 300 mijë lekë të reja çdo muaj, dhe pension pas mandatit.
Këtë skemë abuzuese, Nisma Thurje do t’a denoncojë në Gjykatë Kushtetuese!