Fiorentina ofroi 35 milion euro për kartonin e Asllani, Inter refuzon

Kristjan Asllani nuk është ende lojtar kryesor i Interit, por mosha e re e favorizon.

Këtë ide kanë edhe drejtuesit e klubit italian, të cilët kanë refuzuar 35 mln euro për shërbimet e mesfushorit shqiptar.

Fiorentina ka kërkuar të përfitojë nga situata e paqartë e legjionarit kuqezi, duke bërë një ofertë mjaftueshëm të lartë.

Interi ka refuzuar dhe madje nuk ka pranuar të negociojë, të paktën deri verën e ardhshme. Shitja e Asllanit mund të ndodhë vetëm në rast të një oferte tepër të lartë

Trajneri Inzaghi vazhdon të besojë te mesfushori Hakan Çalhanoglu. Edhe pse 30-vjeçarit vazhdojnë t’i shtohen vitet mbi supe, klasi i tij nuk diskutohet ndërsa Asllani ka ende punë për të bërë.

Latest articles

Related articles