Teodor Keko dhe Meta ose si tridhen gazetarët!

nga Ilir Kadia


Teodor Keko pranoi ofertën e Ilir Metës kryeministër për të qënë këshilltar i tij. Veç poet Keko ish edhe një nga gazetarët më në zë prej fillimit të pluralizmit. Pas ca kohësh Meta e takon Kekon dhe i thotë se si po ja kalon.
Ah, i tha Keko. Më dhe zyrë, më dhe rrogë! Më dhe makinë dhe rehatinë! Më dhe… të gjitha që munde m’i dhe! Por më more lapsin! Tani nuk shkruaj dot kundër qeverisë! Se ti e di si janë gazetarët gjithmonë pro qeverisë!
Si të tredhur! -i tha Meta.
Po, ma fute! Vetëm ti ma ke futur në këtë jetë!-i tha Teodor Keko.

Sot Dori do ish 62 vjeç. Ditën që e humbëm isha në emision të BBC në Londër. Julia Goga më tha ta fus në lajme. Ilirjan Zhupa, nga Greqia aherë, u shpreh për humbjen e tij se Shqipëria do e ndjejë më shumë me kalimin e kohës. Dhe vërtet:Teodor Keko mbeti filizi i vetëm i një gazetarie që nuk jeton më!
Nuk di si e kam mbaruar lajmin për vdekjen e Poetit dhe Mikut tim! Se zëri mu mek!
2 shtator 2020

Latest articles

Related articles