“Shumë i mençum osht Albini, qe qysh po i lidh fjalt” – ANALIZA

nga Indrit Vokshi

Diçka për Kosovën:

Millovan Gjilasi në librin e tij “Si e njoha Josip Broz Titon”, shkruan për një episod me Titon në Kroaci. Na kishte goditur Informbyroja, shkruan Gjilasi, dhe Tito në një moment tha se duhet të lidhemi me Amerikën për ta fituar ketë luftë kundër Stalinit. Nga njëra anë më erdhi keq, si mund të lidheshim me imperializmin amerikan, mirëpo nga ana tjetër ndjeva kënaqësi të fshehur se si Jugosllavia kishte një lider të tillë të aftë e që mendonte në ketë mënyrë.

Kur Jugosllavia 20 milion banorë e me burime të mëdha, me armatë 500 mijë ushtarë, mendonte të mbështetej diku për të përballuar Stalinin; kur vetë Churchilli i Perandorisë Britanike ka shkuar i ka ndejtur 3 javë në shtëpi Ruzveltit, po Kosova? Ku ka ndërmend të mbështetet?

Apo për Kosovën rëndësi ka që Albini Kurti tiu thotë një shprehje si: “Kur ne ecim, ndërkombëtarët na ndjekin, kur ne nuk ecim, na shtypin”.. citate të tilla dmth. Dhe fshatari kosovar të thotë: “Shumë i mençum osht Albini, qe qysh po i lidh fjalt”.

Ska dyshim se Kosova ka të drejtë ta shtrijë sovranitetin ligjor në territor. Mirëpo na e gjeni një rast, një precedent, kur Kosova ka bërë një hap të vetëm përpara, pa ndihmën e një fuqie të madhe? Nuk ka.

Edhe në vitet 1990, UÇK është stërvitur në Shqipëri sepse në Washington ka qenë marrë vendimi strategjik: shkatërrimi i Jugosllavisë. E në funksion të vendimit janë krijuar hapsirat. Thënë kjo, nuk mjafton thjesht të kemi të drejtë, duhet të dimë rrugën, mënyrat, strategjitë për të shkuar deri tek e drejta dhe për ta fituar të drejtën që na përket.

Në ketë kuptim, Kosova duhet të forcojë mardhëniet dhe të kordinojë strategjinë me ShBA, të shpenzojë miliona euro e qindra njerëz për ketë mardhënie, të qaset në kongres, administratë, ushtri, Shtëpi të Bardhë. Serbia psh ka shpenzuar 70 milion dollarë në ketë drejtim.

Çfarë interesi ka Kosova që lidershipi i saj të krijojë diferenca me ShBA? Mirë i krijove diferencat, ku i kompeson? Se kur largohesh nga dikush, duhet të afrohesh me dikë tjetër! Merre që nga prehistoria po deshe, ose Mesjetën që shkruajta dje: Muzaka II Marshall i Shqipërisë, luftoi kundër Car Dushanit, Krajl Uroshit e Princ Markos, duke pasur garancitë e mbështetjen e anevinëve të Napolit. Skëndërbeu gjithashtu. Afroje më afër, Enver Hoxha doli nga Traktati i Varshavës me garanci amerikane.

Ku synon ta kompesojë qeveria e Kosovës, largimin nga ShBA? Nëse e kompeson me fuqi tjetër, krejt dakord. Cila është kjo fuqi? A mjafton ambasadori gjerman në Prishtinë për të kompesuar largimin me ShBA?

Çështja e Veriut do të zgjidhet sepse është interes i dikujt tjetër. E ndoshta me ketë interes, pasi ka nënshkruar planin franko-gjerman, luan një politikan mesatar në Prishtinë; duke e ditur se kanë interes, brenda këtij koridori të ngushtë ku ka gjetur hapsirë, politikani luan rolin e heroit të fshatarsisë, si lider që nuk pyet as për NATO as për Traktatin e Varshavës.. dhe një pjesë e popullit eksitohen, kanë gjetur heroin e munguar të imagjinatës.

E gjithë pyetja qëndroj tek kostot dhe përfitimi. Mirë u ndoq kjo politikë, çfarë humbim, çfarë fitojmë?

Latest articles

Related articles