Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, i ftuar në panelin “Hapësira shaiptare ne geopolitikën e
rajonit,”, ne Konferencën e Ambasadorëve “Diplo 2024”, i shoqëruar nga Ambasadori i Shqipërisë në Shkup Z. Denion Meidani, u prit ne takime të vecanta nga krerët më të lartë të shtetit në një agjendë gati me karakter zyrtar. Ai u prit miqesisht nga Kryeministri Rama, Presidenti Begaj, Ministri i Jashtëm Hasani, Ministrin e Brendshem Hoxha, Ministri i Mbrojtjes, Vengu, Ministrja e Turizmit Kumbaro dhe Kreu i Bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj.

Ata e pritën në selitë respektive numrin dy të qeverisë së Maqedonisë së Veriut duke diskutuar rolin e rendesishem te faktorit shaiptar qe ka qene, eshte dhe do te vazhdoje te jetë nje shtylle e rendesishme per paqen, sigurine dhe stabilitetin ne Ballkanin Perëndimor.
Ne takime u theksua se keto vlera do te behen edhe me te dukshme dhe të prekshme per te gjithe, nese intensifikohet bashkepunimi per te
forcuar me tej rolin dhe unitetin e ketij faktori.




