Pritjes i erdhi fundi, futbolli shqiptar rikthehet në shtëpinë e tij të vjetër, RTSH.
Fillon sezoni i sportit më të dashur për shqiptarët, me dy ndeshjet e para të kategorisë superiore, për t’i lënë vendin javës së ardhshme dhe fillimit të kampionatit të kategorisë së parë.
Java e pare e superiores ka vendosur përballë:
Partizani-Vllaznia
Skënderbeu-Elbasani
Teuta-Bylis
Dinamo City-Egnatia
Laçi-Tirana
Ne RTSH Sport, ndeshja e parë Dinamo- Egnatia do të ndiqet live nga Elbasan Arena, nën komentin e Alban Hasanit.
Para dhe pas ndeshjeve, Hygerta Sako do t’iu shoqërojë në emisionin më të ri sportiv në RTSH, “Super Gol”.
Kjo ditë e veçantë për historinë e futbollit shqiptar do të mbyllet në 22:30 e me Rubrikën Sportive live në RTSH 1 me moderimin e Albana Bejko.
Paneli i eksperteve më të mirë të futbollit shqiptar do ketë edhe surprizat e mëdha: intervistë me Armando Dukën, live edhe drejtorin e përgjithshëm të RTSH, ku do të mësoni prapaskenat sesi u arrit që pas shumë e shumë vitesh futbollit shqiptar të rikthehet në shtëpinë e gjithë shqiptarëve live nga RTSH pa pagesë.



