Inter e Milan marrin barazime në ndeshje e parë të SERIA A

spot_img
Advertisements

Interi nuk arrin të marrë më shumë se një pikë në debutimin sezonal në kampionatin italian, pasi transferta kundër Genoas përfundon në barazim 2-2.

Vendasit kalojnë të parët në avantazh me Vogliacco, por zikaltërit kundërpërgjigjen me Thuram, që shënon nga një gol për çdo pjesë. Genoa fiton një penallti në minutën e 5-të shtesë. Messias gabon nga 11-metrat, Sommer pret, por sulmuesi arrin që të dërgojë më pas topin në rrjetë.

Mbyllet në barazim 2-2 ndeshja hapëse e sezonit për kampionët në fuqi të Italisë. Mesfushori i kombëtares shqiptare Kristjan Asllani është aktivizuar në minutën e 85-të, duke zënë vendin e Lautaros.

Torino – Milan 2:2

“Kuqezinjtë” e panë veten në disavantazh të dyfishtë, ndërsa ia dolën të marrim një pikë duke barazuar në “frymën e fundit”.


Torino fillimisht kaloi në avantazh në minutën e 30-të, pas një autogoli të shkaktuar nga Malick Thiaë dhe më pas Zapata dyfishoi rezultatin në të 68-tën.

Gol në debutim për Alvaro Moratën. Spanjolli ngushtoi shifrat në minutën e 88-të, nd♪7rsa Noah Okafor shpëtoi Milanin nga humbja, teksa baraozoi në minutën e 96-të.

MILAN-TORINO 2-2
89′ Morata, 90’+5′ Okafor / 32’ (ag) Çiau, 68′ Zapata

spot_img

Latest articles

Related articles