Ngjarja në Pogradec!
Në Shqipëri jeta e njeriut e humbet vlerën, alarmante!
Partia Lëvizja e Legalitetit ka ndjekur me vëmendje dhe ka përcjellë me shqetësim aktet e ndryshme kriminale ku jeta e njeriut vihet në rrëzik dhe e humbet vlerën e saj.
Akti i fundit kriminal në Pogradec ku humbi jetën i riu 42-vjeçar, ku shteti heshti dhe u tregua indiferent me ndërhyrjen e tij jo në kohën e duhur për ndihmë, keq informues me deformim provash dhe mos reagues jo si duhet ndaj “të fortëve” të lagjes gjobvënës ndaj bizneseve që kudo i gjenë, tregojnë se shteti ka rënë dhe është dorëzuar para krimit të organizuar ky në lloj lloj formash, tregon se jeta e njeriut është e rrezikuar dhe vihet çdo ditë në rrëziqe të paparashikueshme, ku gjithashtu shoqëria ndihet e dobët dhe e pafuqishme në reagimin e saj ndaj këtyre fenomeneve.
Për PLL kthimi i xhandarmarisë, një organizim i ri tërësor i Policisë së Shtetit me depolitizimin dhe profesionalizimin e saj dhe vënia para ligjit e kujtdo që e shkel atë, do të bëj që rendi të vihej dhe shoqëria jonë, ashtu si edhe duhet, të reagojë me të gjitha format ndaj kësaj pakice kriminale që vështirëson jetën e shqiptarëve në vendin e tyre.