Trajneri i njohur i xhudos Driton Kuka, është shprehur tejet i lumtur pasi Shqipëria arriti ta fitojë medaljen e dytë olimpike, në Lojërat “Paris 2024”, në sportin e mundjes.
Kuka tha se ky është “shekulli i popullit shqiptar”.
“Gëzuar e urime”, tha ai.
Kosova në tri paraqitje e saj në olimpiada është treguar tejet e suksesshme duke arritur të fitojë tri të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë, pra gjithsejt pesë.
Shqipëria deri ditën e djeshme s’e kishte asnjë medalje.
Kjo statistike negative mori fund kur Chermen Valiev, e fitoi të bronztën.
Derisa sot, Islam Dudaev, triumfoi në garën për të bronztën deri në 65 kilogramë.