Rama njofton popullin për hapjen e dyerve të një tuneli! Gëzojnë turistët

spot_img
Advertisements

Hapet për herë të parë pas 32 vjetësh porta e tunelit të fortifikuar të Porto Palermos.

Ky është hapi i parë i një projekti të Ministrisë së Mbrojtjes për rijetëzimin dhe rehabilitimin e të gjithë kompleksit infrastrukturor në Gjirin e Panormës për funksione ushtarake dhe civile.

Projekti synon mirëadministrimin e zonës, e cila ka nisur të jetë një destinacion turistik i privilegjuar, duke respektuar normat mjedisore dhe duke ofruar kushte sa më të larta sigurie lundrimore.
Hapi tjetër do të jetë përshtatja joinvazive e objekteve të kompleksit që nuk gëzojnë më funksione ushtarake, me qëllim krijmin e një atraksioni turistik të qëndrueshëm.

Projekti synon gjithashtu të rikthejë në gatishmëri teknike këto asete të çmuara të Forcës sonë detare, të cilat mund të shërbejnë për qëllime stërvitjesh kombëtare dhe ndërkombëtare.
Hapja e tunelit është kryer nën drejtimin e stafit inxhinierik te Batalionit të xhenios dhe kaloi pa asnjë problem pavarësisht mbi 3 dekadave mosaktivizim.

Për hapjen e tunelit, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar disa pamje në rrjetin e tij social.

Rama shkruan se me hapjen e këtij tuneti, ka nisur edhe rijetëzimi i godinave të vjetra ushtarake, u krijua muzeu i Luftës së Ftohtë, si dhe merr jetë kalaja e Ali Pashës.

spot_img

Latest articles

Related articles