Ivanka Trump, vajza e ish presidentit te SHBA Donald Trump edhe këtë vit ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të shijuar pushimet. Ajo është parë me jahtin e saj luksoz në Qeparo, i cili ka qenë i parkuar që në orën 09:00 në atë zonë.
Së fundmi Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj janë shprehur se duan të ndërtojnë disa hotele dhe qindra vila në Ishullin Sazan, një zonë bregdetare në Vlorë.
Ishulli i Sazanit, një prej destinacioneve turistike më të njohura në vend do të mbyllet nga 1 shtatori për vizitorët.
Vendimi, është pjesë e përgatitjeve për transferimin e ishullit tek kompania ndërtuese e Jared Kushner, dhëndri i ish presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Mbyllja e këtij destinacioni për turistët sjell edhe fundin e historisë së tij si zonë plazhi për qytetarët e thjeshtë. Kompania amerikane Affinity Partners e Jared Kushner planifikon të zhvillojë një projekt të madh në ishull.