Geraldina e Shqipërisë lindi me 6 gusht 1915
Ajo ishte konteshë nga aristokracia e vjetër e Hungarisë, familja Aponi. Albert Aponi është më i njohuri ndër kontët e baronët, pasi ishte ministër i Arsimit dhe Fesë, pastaj lider i opozitës fitues, mandej negociatori i paktit të paqes në Versajë në vitin 1920.
Ndërsa gjyshi i konteshës Geraldina, ishte Lajos, Marshall i Pallatit të perandorit Franc Jozef. Gjyshi nga nëna ishte John Henry Stewart, ishte diplomat amerikan, konsull i ShBA në Antwerp të Belgjikës.
Kontesha Geraldina mori edhe shkollimin në kolegjin “Zemra e Shenjtë” në Pressbaum të Austrisë, rrjet kolegjesh katolike.
Ajo në vitin 1937 u martua me Mbretin e Shqiptarëve, Zogu I.
Geraldina e Shqipërisë nuk e pati fatin të mbretërojë në Shqipëri për shkak të pushtimit të Shqipërisë prej Italisë. Familja shkoi në ekzil në Britani, Egjypt, Francë, Afrikë e Jugut.
Në vitin 2002 e kthyer në Shqipëri ajo dha një intervistë me një shqipe të vjetër arbnore të mësuar në rrethin familjar dhe ndër të tjera, në përputhje me lartësinë e saj, deklaroi se dëshiron të prehet në Shqipëri.
Geraldina Aponi mbetet gruaja me personalitetin më të lartë elegant e fine që ka pasur ndonjëherë jeta publike e Shqipërisë / Nga Indrit Vokshi


