Të rinjtë me shëndet mendor të brishtë, psikiatrja: Pritshmëritë e larta pas diplomimit, shkak për çrregullime

spot_img
Advertisements



Mbyllja e një cikli studimesh të larta apo ndërprerja e tij për shkaqe të ndryshme, për shumë të rinj shoqërohet me përjetime që mbërthejnë në vetvete emocione të forta.

Sezoni veror është koha kur këto përjetime bëhen më të dukshme pasi shoqërohen me problematika të shëndetit mendor për të cilët mjekët psikiatër thonë se janë jo të pakta.

“Kam patur raste nga të rinj të cilët janë kthyer nga jashtë vendit pasi kanë ndërprerë atje ciklin e studimeve të larta për shkaqe të ndryshme , si humbja e provimeve, shkaqet ekonomike, mungesa e kushteve sociale ndryshe nga ai që ofron vendi ynë e për këto shkaqe kur janë kthyer për shkak të zhgënjimit që kanë pësuar në krahasim me pritshmëritë, u janë instaluar çrregullime të forta të ankthit dhe depresionit”, u shpreh Valentina Asabella, psikiatre në Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor në Poliklinikën e specialiteteve Nr.3, Tiranë.

Në rastet kur ata diplomohen, pritshmëritë e larta përplasen me realitetin që ofron pak, dhe këtu nis instalimi i ankthit apo problemeve të tjera.

“Pas diplomimit, pritshmëritë për punësim në pozicione të mira pune dhe më të ardhura të mira janë të larta ndërkohë që realiteti mund të ofrojë të papritura zhgënjyese. Këtu fillojnë problemet në shëndet mendor“, shtoi ajo.

Për disa këto rrethana i çojnë deri në përdorim të lëndëve narkotike

“Jo rrallë keqmenaxhimi i këtyre problematikave i ka çcuar këta të rinjtë drejt konsumimit të lëndëve narkotike të cilat më pas kanë hapur një kapitull edhe më të rëndë problemesh në jetën e tyre“, tha psikiatrja.

Mjekët psikiatër rekomandojnë bisedat me psikologët që në momentet e para të shfaqjes së problemeve dhe jo degradimin e tyre deri në moskthim

spot_img

Latest articles

Related articles