Deputeti i PD Lulzim Basha komentoi me një video atë që ndodhi në seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar, ku u miratuan ndryshimet në Qeveri dhe u votua për Elisa Spiropalin si Kryetare e Kuvendit.
Edi Rama formalizoi sot makiazhin e fundit të qeverisë së mbytur nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin.
Njësoj si pas çdo makiazhi, më shumë është zhytur në korrupsion e më shumë i ka varfëruar shqiptarët, sepse nona e korrupsionit është Edi Rama, që qëndron në krye të saj.
Nga ana tjetër, teatër-opozita dha shfaqjen e radhës, bajate dhe hipokrite, për të hequr shijen e pazarit të ndyrë kur vetëm 4 ditë më parë bashkoi votat me Edi Ramën për të shkatërruar Reformën Zgjedhore dhe mbyllur listat.
E njëjta teatër-opozitë që sot bërtiste kundër korrupsionit, bashkoi votat me Edi Ramën për të liruar të korruptuarit e tij.
Teatri i sotëm është ana tjetër e medaljes së pazarit Rama-Berisha.
Sepse pa votat e Berishës, Rama nuk amnistonte dot të korruptuarit e tij.
Pa votat e Berishës, Rama nuk i mbyllte dot listat.
Batakçinjtë që liruan të korruptuarit e Ramës dhe mbyllën listat për veten e tyre mund të kujtojnë se shqiptarëve ju shesin sapunin për djathë, por jo, shqiptarët që e neverisin përditë e më shumë qeverinë më të korruptuar në Europë dhe teatër-opozitën si fasada e shëmtuar e saj.
Shfaqjeve që ditën bëjnë sikur zihen e natën mbyllin pazaret u ka dalë boja.
Shqipëria meriton më shumë!