Kosova fiton medaljen e dytë Olimpike

spot_img

Komiteti Olimpik i Kosovës ka shpërndarë në rrjetet sociale një postim ku deklaron fitoren e medaljes së dytë për Kosovën, në Lojërat olimpike.

Laura Fazliu ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm, pasi ka arritur që ta fitojë medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.

Fazliu u përball me kinezen Jing Tang të cilën e mposhti pasi ajo mori tre shidove.

Kujtojmë se kjo medalje e dytë olimpike për Kosovën, vjen pas fitimit të të argjendtës nga Distria Krasniqi pak ditë më parë.

Latest articles

Related articles