‘Gjikuria, figurë e pastër për Himarën’ – Flamur Noka takime në Kuç dhe Vranisht

spot_img
Advertisements

:

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka zhvilluar takime në mbështetje të kandidatit të opozitës për kryetar bashkie të Himarës, Petro Gjikuria.

Takimi i radhës është zhvilluar në njësinë administrative Kuç dhe Vranisht ku Noka dhe kryetarët lokalë të PD-së kanë bërë thirrje që të votohet për kandidatin e opozitës, Petro Gjikuria.

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e Belerit për pezullim

“Erdhëm t’ju kërkojmë mbështetje për një figurë të pastër e dinjitoze si Petro Gjikuria.
Zona jua është harruar nga pushteti qendror dhe lokal, askush në 11 vjet nuk është kujtuar për ju. Vuani nga mungesa e ujit, papunësia, asnjë investim.

Në 11 vite nuk kanë denjuar të kujtohen për, ndërsa tani vijnë gjithë hordhitë e administratës, SHISH, polici, tatime e të gjithë këtu për t’ju shantazhuar”, tha Noka.

Noka u shpreh se “nuk ju premtojnë ujë, por duan t’ua marrin ujin për investitorët strategjik si Olta Xhaçka. Çdo pushtet vjen e jep llogari para qytetareve, ndërsa këta jo. Këta vijnë për të shantazhuar e për të vjedhur.

Harrojni siç ju kanë harruar. Refuzoini siç ju kanë refuzuar. Votoni Petron që bashkia t’iu kthehet qytetarëve”.

Latest articles

Related articles