Pas Fatmir Xhafajt, edhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka thumbur opozitën në Kongresin e PS.
Sipas saj sot socialistët nuk e kanë garën me kundërshtarin politik pasi është për faqe të zezë, por e kanë garën me vetveten, për të ruajtur standardet e pritshmërive që kanë qytetarët.
Ajo bëri thirrje që socialistët të mos bien në vetëkënaqësi, pasi kjo më aps kthehet në arrogancë, prandaj secili duhet të reflektojë dhe të opunojë për të përmbyushur besimin e qytetarëve.
“Garën nuk e kemi me atë përballë që janë për faqe të zezë, por me qytetarët. Fitimtari nuk gjykohet. Fitorja jonë në zgjedhjete a rdhshme nuk jep arsye që ekipi ynë të gjykohet. Por pikërisht ne këtë duhet të bëjmë për të shëruar sëmundjet që vijnë nga një qeverisja e saj. Ne aq sa jemi forcë qeverisëse jemi edhe një opozitë e vetes”, tha Spiropali.



