Basha premton se do ta çojë në Kushtetuese, kodin e ri Zgjedhor!

Deputeti Lulzim Basha mbajti mëngjesin e kësaj të shtune një deklaratë për mediat, ku sulmoi maxhorancën dhe Partinë Demokratike për votimin në parlament të Kodit të ri Zgjedhor.

Basha tha se votimi në parlament në orët e vona të mbrëmjes të së premtes është tregues i pazarit mes Berishës dhe Ramës, që filloi me dhënien e vulës.

Ai ftoi qytetarët që ta ndëshkojnë me votë këtë pazar që minon demokracinë.

“Pazari u gatua skutave të Kuvendit e u votua natën vonë. Nga sot e keni ju në dorë. Mund t’i ndëshkoni me votë, mund të organizoheni për të marrë pas me votë atë që ju takon.
Ne do qëndrojmë përballë tyre, në opozitë me Ramën dhe atë pjesë të opozitës që e ka aneksuar.

Nuk u bënë bashkë vetëm dje apo me dhënien e vulës së ortakut të tij të katoit të 8, u bënë bashkë që kur mbrojta PD nga halli personal i Berishës, sepse Rama e di se pa Berishën i ka orën e numëruara në pushtet”, tha Basha.

Basha njoftoi gjithashtu se grupimi i tij do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Kodin e Ri Zgjedhor.

“Ekipi i juristëve tanë në bashkëpunim me ekspertë të njohur po vlerëson anti-kushtetueshmërinë e aktit të djeshëm e po përgatit dërgimin e dosjes së Gjykatën Kushtetuese”, tha Basha.

Latest articles

Related articles