‘Fëmija mbarësi’ – Luiz Ejlli dominon majat e preferencave për shqiptarët në google

Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, vjen në një intervistë për mikrofonin e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, për të bërë të ditur se çfarë kërkojnë më së shumë shqiptarët në Google, si makinë dominante e kërkimit në internet.

Ai thotë se edhe këtë vit dominojnë personazhet e Big Brother, duke lënë pas klikimet për kampionatin Evropian ‘Euro2020’.

Që nga 1 janari deri tani tani, kush është më i klikuari në google. Është Big Brother. Në fakt ka pasur një koherencë shumë të mirë këtë vit, ndoshta edhe shumë më mirë se EURO2024, ndoshta ngaqë ka zgjatur edhe më shumë në kohë, por edhe si format ka qenë më sipër kampionatit sportiv. Egla, ka qenë shumë lart, Ilnisa ka qenë, Heidi poashtu me sipër Romeos, etj.

Luizi ka qenë më pak në gjumë, por pas bërjes baba, audienca është rritur goxha, fansat më të mëdhenj janë në qarkun Fier, Shkodra e ka ‘humbur’ interesin ndaj Luizit, Tirana dhe Vlora ka rënë shumë, Korça është ngritur më shumë

Sa i takon tematikave, më të kilikuara janë informacionet për Bajram, pasi ka shumicë myslimane, pastaj për Pashkët.

Pastaj ato personazhet që kanë qenë në hije, ato janë klikuar më shumë se njerëzit kanë kuriozitet të lexojnë për jetën e tyre, psh, Bardhi i BB Vip, me Sarën.

Pastaj shqiptarët kanë kërkuar për kreditë e shpejta, janë maksimale në google, për Bitin ka rënë nga viti i shkuar. E habitshme që të rinjtë kanë filluar të kërkojnë online të mësojnë për bursën.

Krahas Google, eksperti i IT, ndalet edhe te fakti se çfarë dominon ndër preferencat e shqiptarëve ne Youtobe.

Në youtobe, shqiptarët kanë kërkuar më shumë mbizotëron tallavaja, është kërkuar në përgjithësi. Dhe më pas në ngritje janë reality show. E kemi thënë që nuk vjen më një personazh që rri aq gjatë në top listë si Luiz Ejlli, në search, nuk e afron kaq shumë, sepse ka personazhe që vijnë dhe nuk rijnë aq gjatë. Psh interesi ka qenë për Ilnisen, për Hejdin, Eglën, por prape më lart është Luizi.

Për Euro 2024, qytetet që kanë parë më shumë futboll janë Kukësi, Lezha, Shkodra, Tirane dhe më pas interes për futbollin janë Gjirokastra dhe Durrësi

Latest articles

Related articles