105 plumba kundër demokracisë! – REDAKSIONALE

Kodi teknik Zgjedhor kaloi në Kuvend me plumbat e 105 deputetëve. Rama dhe Berisha miratuan ndryshimet në ligj, për të cilat janë dakordësuar kohë më parë dhe formalizuar dy ditë më parë në Komisionin e Ligjeve.

Kundër ndryshimeve votuan tetë deputetë, kryesisht deputetë të opozitës, mes të cilëve Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Dashnor Sula, Dashamir Shehi, Seladin Jakupllari, Merita Bakiu etj.

Ditët e fundit në media, ata e kanë cilësuar kodin e ri një pazar mes mazhorancës dhe opozitës.

Si është e vërteta?

Jo vetëm pazar, por një rinovim i kontratës së hartuar nga Ramiz Alia, që ripërtërihet sa herë është e nevojshme për të mbajtur Frontin Popullor (PS) dhe Bashkimet Profesionale (PD). 1 parti, 2 tifozeri.

Mbajnë me narkozë shqiptarët teksa e vjedhin me argatët e tyre në Oligarki, me monopole e e oligopole të pasurisë së Shqipërisë.

Latest articles

Related articles