Mbyllja e hyrjeve dhe daljeve në autostradën Thumanë-Kashar – Kashar është shkelje e rëndë e ligjit

nga Av. Jordan Daci

.

  1. Autostrada e re nuk fillon aty ku eshte bere gjoja nje shtrese e re asfalti, por pas ish rrethrrotullimit qe me pare ishe vijim i rruges per ne Fushe-Kruje dhe Rinas. Zgjatimi ne rrugen ekzistuese te bere me fonde publike me rreth 200 m, eshte bere per te “justifikuar” mbylljen hyrjeve e daljeve.
  2. Nga hyrja ne Milot ekziston mundesi dalje dhe hyrje vetem per ne Lac dhe gjithe banoret duke perfshire Krujen, Fushe-Krujen etj duhet te shkojne deri ne Kashar apo ne lac per tu kthyer ne shtepite e tyre pasi te kene paguar jo 2.1 euro por 2.7 Euro (tvsh na eshte harruar)…
  3. Asnje rruge alternative nuk ekziston, por per me teper ne menyre kriminale banoret qe i ndan autostrada nuk vizitojne dot njeri-tjetrin pa shkuar me pare ne Kashar dhe pa paguar 540 leke per vajtje-ardhje.
  4. Bllokimi diten kur filloj pagesa nuk erdhi vetem se nuk kishin kusur ato qe merrnin pagesat etj, por erdhi si pasoje e favorizimit te shoqerise koncesionare pasi praktikisht eshte konceptuar qe i gjithe trafiku i veriut perfshire deri Kamzen e Institutin dhe trafiku qe vjen nga Mali i Zi, Kosova etj, te kaloj se s’ben ne nje rruge me dy 4 korsi dhe 4-5 vendpagesash.
  5. Vijimi i perdorimit te segmetit te vjeter pevecse eshte e drejte e banoreve etj, lehteson trafikun pasi mbylla ka nxjerre jashte loje edhe segmentin Fushe-Kruje- Kamez dhe nxjerr jashte perdorimi edhe Kashar-Kthesa e Kamzes qe duhet te perballojne gjithe fluksin qe fizikisht nuk e mban dot kjo rruge.
  6. Nga hyrja ne Kashar dhe dalja per Rinas me pak Km nuk justifikon tra as pagese per me teper qe s’jam i sigurte nese ke tarife te diferencuar dhe nese do ishte s’do e justifikonte as kohen qe haxhohet per marrjen e saj.
  7. Kur e bllokojne rrugen protestuesit eshte veper penale, po kur e bllokon nje kompanin a duhet te quhet veper penale?! Prokuroria duhet te na e jap nje “shpjegim”.
  8. Po opozita a ka ndonje fjale per te thene? Po shumica parlamentare a mendon edhe per banoret e kesaj zone apo vetem per koncesionarin?! Koncesionarit i duhet t’i mjaftoje tarifa e cmendur qe ska asnje ngjashmeri me autostradat e botes edhe te vendeve me te pasura!!! Boll se s’ka asnje lloj drejtepeshimi dhe drejtesia ne kete histori.
  9. Hapja e hyrje daljeve ne Thumane dhe heqja e traut Kashar -Rinas etj, eshte urgjence dhe detyrim ligjor edhe per deputetet qe jane te ftuar nga SPAK.

Latest articles

Related articles