Listat jo vetëm që nuk u hapën, por u mbyllën edhe më shumë?

nga Emirjon Senja

Gjatë zgjedhjeve të vitit 2021, pati disa kandidatë të renditur poshtë listës së fituesve të konsideruar të sigurt, të cilët thyen herësin dhe morën mandatin me forcat e tyre.

Të tillë ishin FatmirXhafaj, Luçiano Boçi, Ornaldo Rakipi dhe ndonjë tjetër që mund të mos e mbaj mend.

Me marrëveshjen e sotme, ka pak shanse për shembull që deputetë që kanë mbështetjen e elektoratit të mund të renditen në listën e fituesve nëse nuk janë në listën e sigurt të kryetarit edhe nëse marrin 10 000 apo 15 000 vota.

Në qarqet e vogla nuk ka garë fare.

Në qarqet e tjera si Elbasani, Durrësi apo Fieri, gara do të jetë për maksimumi 2 -3 mandate. Tirana është pak më ndryshe.

Problemi kryesor këtu nis pikërisht te heqja e funksionit të herësit.

Një kandidat mund të jetë renditur në fund të listës për shembull por elektorati e voton, ndërkohë që kryetari s’e ka futur te lista e preferuar, kështu që votat e kandidatit i shkojnë partisë, kurse ai mbetet jashtë!

Latest articles

Related articles