Çuçi “harron” dhe Ramën për Veliajn: Është kryetari i bashkisë me i suksesshëm që ka pasur Tirana

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi në konferencën e sotme me gazetarët, ka ngritur “në qiell”, me lavde, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. Aq sa Çuçi e ka cilësuar si “kryetari i bashkisë me i suksesshëm që ka pasur Tirana dhe PS në këto vite”, ndonëse tre nga drejtorët e bashkisë së tij janë në qeli dhe akuzohen nga Apeli i GJKKO si grup i strukturuar kriminal. Mes aferave që “rrotullohen” rreth Veliajt si ajo e Inceneratorit të Tiranës dhe Kompanisë “5D”, Çuçi tha se Veliaj ka mbështetjen absolute nga grupi i PS dhe shtoi “se nuk e bën pis asnjëlloj balte që hidhet ndaj tij”, pasi sipas tij ka bërë punë me vepra e jo me fjalë.”Erion Veliaj është kryetari i bashkisë me i suksesshëm që ka pasur Tirana dhe PS në këto vite. Transformimi historik i Tiranës është një realitet që nuk mund ta bëjë pis asnjëlloj balte që mund të hidhet mbi figurën e kryetarit. Ne jemi të nderuar që kemi zgjedhur nga gjiri i jonë apo nga pjesa jonë një kryetar bashkie që nderon jo vetëm Tiranë po përtej Shqipërisë, çdo socialist apo çdo tirons, me vepra dhe jo me fjalë. Çështjet e tjera janë çështje që lidhen me sektorët ligjzbatues. Grupi i PS i jep mbështetjen absolute Veliajt.”- tha Çuçi.Gjatë nderimeve për Veliajn, Çuçi u ndërpre nga njëra prej gazetareve e cila i drejtoi pyetjen: Veliaj edhe më shumë i suksesshëm se Rama?Kreu i grupit të socialistëve duket se e kuptoi menjëherë gabimin e tij, ndërsa shtoi se e kishte vetëm për vitet e fundit,”Jo në këto vite thashë… që kur qeverisim së bashku dhe në nivel qendror dhe lokal”

Latest articles

Related articles