Situata në PD e Berishës ka marrë tashmë një tjetër trajtë. Lexuar kjo nga pikëpamja ligjore llogoritë e bëra nga Berisha rezultojnë një tjetër “ngërç”, këtë herë një ngërç i krijuar nga vetë Berisha bashkë me grupin nismëtar të Rithemelimit.
Në vendimin e fundit të Apelit, afishuar tashmë dhe në rregjistrin e partive politike, KQZ njeh si organ drejtues të PD-së, grupin me 22 drejtues që dolën nga kuvendi i 11 dhjetorit të vitit 2021. Pra juridikisht për herë të parë në Shqipëri paskemi dhe nuk e kemi ditur, një parti pa një kryetar dhe me “Drejtim Kolegjial”.
Sali Berisha nuk rezulton njeriu që drejton partinë as pas vendimit të fundit të Gjykatës së Apelit, por vetëm si një drejtues me të drejta të barabarta më të tjerët, madje me po aq sa edhe Evi Kokalari e cila ka ikur nga Rithemelimi prej kohësh dhe shfaqet kritike dhe denoncuese e madhe e atij grupimi dhe vetë Berishës.
Siç shihet dhe në shkresën zyrtare të tërhequr nga Gjykata e Tiranës ditën e djeshme (22 korrik, 2024), ky komision që ligjërisht drejton PD, përbëhet dhe nga emra që janë distancuar nga Berisha apo tashmë janë larguar fare prej tij. Evi Kokalari u largua nga Rithemelimi pa u bërë as një vit nga Kuvendi që e ka zgjedhur bashkëdrejtuese. Ajo tashmë është penduar për përkrahjen e madhe që i dha dhe aktualisht është një nga zërat më të fortë kundër Berishës dhe forcës politike që ai drejton, duke i akuzuar si shkatërrues të së djathtës dhe kinservatorizmit shqiptarë. Kurse së fundmi dhe Agron Shehaj vendosi të heqë dorë nga mbështetja për Berishën, duke krijuar partinë e tij me emrin, “Mundësia”.
Komisioni i përkohshëm i Rithemelimit:
Agron Shehaj
Albana Vokshi
Aldo Bumçi
Belind Këlliçi
Bled Himci
Bujar Nishani
Çlirim Gjata
Edit Harxhi
Evi Kokalari
Edi Paloka
Edmond Spaho
Enno Bozdo
Vili Minarolli
Flamur Noka
Genc Deromemaj
Genc Pollo
Ivi Kaso
Klevis Balliu
Keltis Kruja
Luan Baci
Lorenc Luka
Moza Hajdarmataj
Sali Berisha