Presidenti Joe Biden thotë se rezultoi me Covid

spot_img

Presidenti amerikan Joe Biden, teksa ndodhet në Nevada, si pjesë e fushatës së tij për rizgjedhje në nëntor, është zbuluar se është infektuar me Covid dhe po shfaq “simptoma të buta”.

“Sot herët në mëngjes pas fjalimit të tij të parë në Las Vegas, Presidenti Biden rezultoi pozitiv me Covid. Ai është vaksinuar dhe po shfaq simptoma të lehta”, deklaroi zëdhënësja, Karine Jean-Pierre.

Shtëpia e Bardhë shpjegoi se do të jepen përditësime mbi gjendjen e presidentit. Kreu i shtetit demokrat, 81 vjeç, “plotësisht i vaksinuar”, ka rrjedhje hundësh, kollë, dhe i është dhënë doza e parë e Paxlovid-it, ndërsa do të qëndrojë në izolim për rreth 24 orë pasi të kthehet në fortesën e tij në Rehoboth, Delaware.

Ai do të duhet të ruaj distancën, si pjesë e protokollit kundër COVID-19.

“Ndihem mirë,” u tha Biden gazetarëve ndërsa hipi në Air Force One, avioni presidencial, pasi dyshimet për shëndetin e tij fizik dhe mendor ndizen dhe zyrtarët në partinë e tij i bëjnë thirrje që të tërhiqet.

Latest articles

Related articles