Sulmi ndaj Trump, Lita: Akt terrorist, në SHBA ka më shumë armë se njerëz

spot_img
Advertisements

I ftuar në emisionin “5 Pyetjet” analisti Lavdrim Lita ka folur për atentatin ndaj Trump.

Ai u shpreh se ky sulm tregon gjendjen sociale të vendit ku ka më shumë armë sesa njerëz.

“Mediat amerikane thonë një detaj shumë interesant, është një akt terrorist i brendshëm. Ai ka pasur veshur një bluzë të një kanali you tube amerikan, Demolition Ranch, që është një kanal pro armëve.
Sipas statistikave në Amerikë ka më shumë armë sesa njerëz. Janë 450 milion armë në 360 milion banorë.
S’mund të thuash që ishte një ujk i vetmuar që gjuajti ish-presidentin se ai e ka survejuar zonën, e ka analizuar disa ditë para sulmit, ka gjetur pikën fokale, vijën e shënjëstrimit, sa pengesa do kishte për të hipur në tarracë.
Kjo është pasojë e një ndarjeje dhe urrejtje në Amerikë. Nuk ka vetëm të Demokratë dhe Republikanët, ka edhe 2 forca antagoniste që urrehen me njëri-tjetrin
Ata janë të gatshëm të marrin armët për të qëlluar kundërshtarët. Një sondazh i universitetit të Çikagos thoshte se 17 % popullatës, diku tek 40 milion banorë, janë pro përdorimit të dhunës në politikë.
Mendoj që jemi në kushtet ku ka një konflikt të thellë social.

spot_img

Latest articles

Related articles