Shoferja humb kontrollin dhe përfundon në trotuar, rrezikohen kalimtarët

Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, teksa një grua ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Makina që ajo drejtonte ka përfunduar në trotuar, fatmirësisht pa pasoja të rënda.

Në atë orë, trotuari ka qenë bosh, me qytetarët të mbyllur në shtëpi prej temperaturave të larta. Aksidenti është regjistruar pranë zonës së stadiumit “Flamurtari”, ku pasojat kanë qenë vetëm materiale.

Latest articles

Related articles