I mori 23 mijë euro për t’i botuar një libër me poezi, e shantazhonte edhe në celular – Në pranga

spot_img
Advertisements

Bledi Filipi është vënë në prangat e policisë për përvetësimin e 23 mijë eurove, nën premtimin e bërë një personi se do i botonte një libër.

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Book”.

Gjatë operacionit u ndalua shtetasi B. F., 43 vjeç, banues në Divjakë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Ky shtetas dyshohet se, nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar shumën 23 000 euro nga një 56-vjeçar, banues në Itali, me premtimin se do ti botonte atij një libër me poezi.

Gjithashtu, dyshohet se nëpërmjet disa videove personale e ka shantazhuar, duke i kërkuar para për mospublikimin e videove në rrjetet sociale.

spot_img

Latest articles

Related articles